Kriteret për aplikim për fazën I:

a.)  Të gjitha Bizneset ( NMVM-të) e lidhura në nivelin e tensionit 0.4 kV;

b.)   Të gjitha Bizneset ( NMVM-të) e lidhura në nivelin e tensionit 0.4 kV me energji reaktive;

c.)   Të ketë konsumin minimal vjetor në vitin e fundit 4,000kWh/vit;

d.)   Kapaciteti i propozuar për investim në momentin e aplikimit të jetë në përputhje me Rregulloren në fuqi për vetëkonsumatorët me Burime të Ripërtëritshme;

e.)  Projekti duhet të jetë i përgatitur nga njëra prej kompanive instaluese të regjistruara në Republikën e Kosovës;

f.) Të ketë pëlqimin nga komuna përkatëse për projektin e propozuar në aplikim;

g.) Të ketë pëlqim për kyçje në rrjet nga KEDS-i (nga data e hyrjes në fuqi të rregullës për vetëkonsumatorët nga ZRrE-ja);

h.) Të ketë dëshminë që kompania nuk ka asnjë detyrim ose borxh ndaj ATK-së, apo është në marrëveshje të obligimeve tatimore me ATK-në;

Kriteret për aplikim për fazën II:

a.)  Të ketë autorizimin nga ZRrE-ja (nga data e hyrjes në fuqi të rregullës për vetëkonsumatorët nga ZRrE-ja).

b.)   Të ketë raportin e pranimit teknik të kapacitetit të instaluar nga KEDS-i për energjizim.

Informata shtesë:

i.)Për bizneset në pronësi apo bashkëpronësi të grave nga pesëdhjetë e një përqind (51%) subvencionohet 200 €shtesë në total, për biznes

 Informatat e thirrjes nga Ministria e Ekonomisë mund ti gjeni në linkun:
https://me.rks-gov.net/wp-content/uploads/2024/02/NMVM-THIRRJE-PUBLIKE-Instalimi-i-sistemit-Fotovoltaik.pdf?fbclid=IwAR01tijGPg2762emGf3_1N19yZ1GEDSDZxBe2IfI2e9Lj7fuWj_-tEK4J1s